Ngjela: Ligj dhe Drejtesi synon te djathten e vertete

23/02/2009 21:35

“Kriza qe konstatojme ne eshte mosfunksionimi i ligjit dhe si refleks ka mosfunksionimin e drejtesise”. Me kete fjali e ka nisur prezantimin e partise se tij, Ligj dhe Drejtesi, avokat Spartak Ngjela.

Sipas ish deputetit demokrat, mosfunksionimin e ligjit e sjell paraliza e tregut, mosfunksionimi i gjithe institucioneve si dhe humbja e shpreses si pasoje e mungeses se drejtesise.

“Sensi i barabarte per drejtesine ose padrejtesise krijon nje komb. Partia Ligj dhe Drejtesi nuk ka shtrese qe e perkrah ne kuptimin specifik. Te gjithe atyre qe u jane bere padrejtesi mund te gjejne veten tek partia jone. Padrejtesia eshte semundje e madhe e shtetit shqiptar qe nga vitet ‘20 e deri me sot. Pol do te thote kryqezate kunder dy forcave qe duket sikur jane ne diskordance por alternojne per interesat e tyre dhe jo per interesat e shoqerise”, thekson Ngjela.

Me tej, ai perqendrohet ne projektet konkrete, duke kritikuar politikat qeverisese ne fushen e ekonomise, bujqesise dhe mjekesise. “Shqiperia sot nuk prodhon asnje gje, as goxhde nuk prodhon. Eshte shkaterruar gjithe sistemi ujites. Asnje njeri nuk e ve ujin ne zjarr per kete. Jane shkaterruar 20 mije ha vreshta dhe jane prere miliona peme frutore. Kane ndryshuar sistemin dhe e kane lene mjekesine xhep socialist, sepse kurre nuk kane marre persiper te krijojne tregun e sigurimeve. Bujqesia eshte kthyer ne nje gje inekzistente. Ende nuk dihet sakte sa eshte toka e punueshme dhe sa prodhon. Nuk ka nje program qeverie qe te na flase per prodhimin”, nenvizon deputeti Ngjela.

Top Channel