Meta: Te ndahemi nga Gerdec-qeverite

23/02/2009 15:55

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i cili ishte i pranishem ne konferencen e Levizjes se Gruas per Integrim ne Korce evidentoi filozofine e partise se tij per bashkeqeverisje me te gjithe shqiptaret.

Grate dhe vajzat sot sipas Metes kane probleme te medha dhe shtoi se ato jane zhgenjyer nga qeverisja e kryeministrit Berisha, i cili ne 2005 premtoi parajsen ndersa ne vitin 2008, argumentoi Meta, i detyroi te punojne ne fabriken e cmontimit te predhave ne Gerdec.

“Ne duhet te ndahemi njehere e mire nga Gerdec-qeverite. Nga i gjithe morali qe ajo kerkon te percjelle ka si qellim vetem fitimet e Berishes dhe klanit te tij”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se, shigjetoi nga Korca dy partite e medha per bashkepunim te fshehte mes tyre sic u shpreh ai ne dem te interesave te shqiptareve dhe shprehu bindjen  se me 28 qershor e gjithe Shqiperia do te dije t’u jape pergjigjen e duhur. 

Top Channel