Fullani: Banka kreditoni!

23/02/2009 15:00

Guvernatori i Bankes se Shqiperise iu ka bere thirrje direkte bankave te mos ndalin kredimin, vecanerisht ndaj eksperteve shqiptare qe duket se jane infektuar te paret nga kriza globale.
 

Kjo deklarate e guvernatorit u be ne pranine e te dyjave palave dhe vjen pak dite pasi fasonistet kerkuan nderhyrje emergjente nga qeveria per t’i shpetuar falimentimit. Guvernatori pranon se perkeqesimi i mundshem i eksportit do implikonte edhe politika te bankes qendrore.  

“Gjate dy muajve te fundit, aktiviteti i eksportit nuk eshte vetem nje gjenerues, por njekohesisht edhe stabilizator i gjendjes se pergjithshme ekonomiko-financiare te vendit, se bashku me depozitimet”, u shpreh Fullani.

Vitin e kaluar eksportet ishin rreth 112.4 miliarde leke, me nje rritje prej 15 per qind krahasuar me nje vit me pare. Por ne dy muajt e fundit te 2008, te dhenat zyrtare tregojne nje tendence te qarte renie te eksporteve. Disa eksperte thone se kriza mund t’i tkurre edhe me eksportet, gjate ketij viti, cka mund te shnderrohet ne nje kercenim me teper per qendrueshmerine e lekut.

Top Channel