BE: Zgjedhjet ne Maqedoni, kusht thelbesor
23/02/2009 17:50
Komisioni Evropian i ka bere te qarte Maqedonise se zgjedhjet e lira dhe demokratike jane nje kusht thelbesor ne marredheniet e vendit me BE-ne.
“KE permes zyres se tij ne Shkup do t’i ndjeke me shume vemendje fushaten elektorale dhe zgjedhjet e ardhshme ne Maqedoni”, ka deklaruar zedhenesja e komisionerit Oli Rehn, Kristina Nagi.
Ajo ka theksuar se eshte e domosdoshme qe zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato lokale te jene te lira dhe demokratike.
“Pergatitjet per zgjedhjet dhe zhvillimi i tyre duhet te jene ne perputhje me standartet nderkombetare, te lira e demokratike. Ky eshte nje kusht thelbesor per zhvillimin normal te raporteve Maqedoni-BE”, ka shtuar Nagi.
Top Channel