Gramsh, Milo takim me mbeshtetesit

22/02/2009 20:45

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ishte ne Gramsh, ne nje takim me mbeshtetes te tij. Ai tha se politika i ka lene ne harrese qytetet e vogla si Gramshi, te cilet luftojne per mbijetese si pasoje e papunesise.

Kreu i PDS-se diskutoi me te pranishmit problemet dhe shqetesimet qe ka ky qytet i cili po perballet, sipas tij, me politikat e gabuara dhe papergjegjshmerine qeverisese.

“Gramshi tani eshte vetem nje aneks i harruar, i braktisur, i pazhvilluar, me nje prespektive qe eshte ne dyshim, me nje politike amatoreske qe synon vetem te mbeshtese pjese te caktuara te popullsise mbi bazen politike, pjese te caktuara te popullsise qe jane nje elektorat pothuajse i djathte. Kjo nuk eshte e drejte”, eshte shprehur Milo.

Top Channel