SHBA: Bashkepunim me cdo qeveri te Izraelit

21/02/2009 02:35

Zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Gordon Duguid ka bere te ditur se Shtetet e Bashkuara do te bashkepunojne me qeverine e re izraelite, cilado qofte ajo.

Ai theksoi se se Uashingtoni vazhdon te jete “optimista” per procesin e paqes mes izraeliteve dhe palestinezeve.

“Shtetet e Bashkuara jane aleate te forte dhe te vjeter te Izraelit”, tha ai.

Deklaratat e Duguid kane ardhur pas polemikave qe ka ngritur zgjedhja e kreut te se djathtes ne Izrael, Benjamin Netanjahu per formimin e qeverise se ardhshme izraelite.

“Do te bashkepunojme me qeverine e ardhshme izraelite, cilado qofte perberja e saj, lidhur me problemet dypaleshe dhe rajonale”, shtoi ai.

Netanjahu eshte nje kundershtar i vendosur i krijimit te nje shteti palestinez.

Top Channel