Kavaje, rrezikohen 30 shtepi

21/02/2009 12:00

Mbi 30 shtepi ne komunen Kryevidh te Kavajes jane duke u shembur nga rreshqitjet e vazhdueshme te tokes ku jane ndertuar.

Banoret e shqetesuar tregojne per carjet e konsiderueshme te krijuara vecanerisht ditet e fundit. Ata thone se ne disa vende shtepite po zhyten ne balte.

Rreshkitja e tokes ka krijuar nje hendek rreth 400 metra te gjate. Banoret qe jetojne prane tij thone se kane lajmeruar drejtuesit e komunes tre vjet me pare kur toka nisi te zhvendosej.

Top Channel