Shqiperia, anetare e FRONTEX

19/02/2009 13:40

Shqiperia eshte bere anetare e Agjencise Europiane per Bashkepunim Kufitar, pas nje nenshkrimi te marreveshjes, ne Tirane mes kreut te policise se shqiptare Ahmet Premci dhe drejtorit ekzekutiv te FRONTEX, Ilka Latinen.

Ky aderim i Shqiperise ne kete agjenci nenkupton dhenien dhe marrjen e te gjithe informacioneve te mundshme nga shtetet e Bashkimit Europian ne rast te nje ngjarjeje te rende te ndodhur mes kufinjve.

Latinen vleresoi policine kufitare shqiptare dhe sqaroi se, analizat e bera deri tani per ngjarje te vecanta ne vitet e fundit nga kjo polici kane qene te parametrave te kerkuara nga agjencia qe ai perfaqeson.

Hyrja ne FRONTEX, eshte nje detyrim ne kuader te integrimit te Shqiperise ne strukturat e BE-se.

Top Channel