Bora izolon veriun

19/02/2009 15:05

Reshjet e dendura te debores kane sjelle bllokimin e mijera banoreve ne shume komuna ne veri te vendit. 

Debora ka arritur trashesine ne mbi nje meter si dhe ka sjelle probleme ne qarkullimin rrugor.Shtabi i Emergjencave Civile, ka sqaruar se deri me tani  jane te kalueshme te gjitha rruget nacionale, por automjetet duhet te perdorin zinxhire.

“Aksi Puke-Fushe-Arrez-Kukes eshte i hapur, por kalimi behet vetem me zinxhire. Aksi nacional Peshkopi-Skuraj eshte i kalueshem, por duhet te perdoren zinxhiret. Aksi Pogradec-Korçe eshte i kalueshem. Aksi Gjirokaster-Sarande eshte i kalueshem. Aksi Tirane-Qafe Krrabe- Elbasan eshte i kalueshem, por nevojitet perdorimi i zinxhireve. Ne segmentin rrugor Qafe Bualli – Kraste kalimi behet me zinxhire. Aksi me problematik ka qene Elbasan –Tirane kryesisht Qafa e Krrabes ku lartesia e debores i kaloi te 40 cm. Qarkullimi i mjeteve behet me zinxhire ne te gjithe aksin rrugor. Probleme ka vetem ne Qafen e Llogarase ku debora ka arritur trashesine rreth 50 cm”, u shpreh Sali Kelmendi, drejtor i Planifikimit dhe Koordinimit te Emergjencave Civile.

Debora ka izoluar shume komuna ne veri te vendit. Ne qarkun e Kukesit, pikerisht ne komunat Zapod, Gryke-Çajes, Kalisht lartesia e debores eshte 70 cm.

E njejtja situate eshte edhe ne disa komuna te Shkodres. Mesohet se jane bllokuar teresisht rruget qe lidhin komunat Shale, Shllak dhe Shosh, si dhe disa fshatra te komunave Kelmend, Shkrel, si dhe  komunat e Iballes, Qelzes dhe Rrapes ku debora ka arritur ne lartesine mbi 90 cm.

Sipas Shtabit te Emergjencave Civile ne Qafe- Thane, Qafe– Plloçe dhe Qafe Qarr, lartesia e debores ka arritur ne rreth 15 cm dhe mjetet qarkullojne vetem me zinxhire per shkak te akullit.

Me problematike eshte qarkullimi i automjeteve ne aksin rrugor Erseke –Leskovik – Tre Urat sepse lartesia e debores eshte 25 cm dhe ka ngrire. Problemet jane shfaqur ne komunat e rrethit te Mirdites, ku jane bllokuar rruget e fshatrave me qendrat e komunave, si komunat Kthelle, Fan dhe Orosh.

Ne Qafe Mali debora e rene gjate nates ka arritur ne 1 m dhe ne disa zona ka kaluar lartesine e 1.5 m.  Qarku i Gjirokastres. Debora qe ka filluar ne territorin e ketij qarku qysh ne oret e para te mengjezit me reshjet jo shume intensive, te cilat jane shtuar ne oret ne vazhdim. Probleme jane krijuar ne qytetin e Gjirokastres, ku debora ka arritur nje shtrese prej rreth 30 cm.

Për shkak të relievit të vendosjes së qytetit, pjerësisë së madhe dhe rrugët e shtruara më kalldrëm janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Më problematike janë komunat Pogon e Zagori, të rrethit të Gjirokastrës dhe komuna Frashër e rrethit të Përmetit, në të cilat dëbora ka arritur në rreth 70 cm.

Top Channel