Tirane, plagoset me arme zjarri nje grua

18/02/2009 09:40

Nje 46 -vjecare eshte plagosur me arme zjarri ne afersi te nje pike te kembimit valutor ne hyrje te rruges se Kavajes, ne kryeqytet.

Rudina Shametaj eshte sulmuar fillimisht nga dy persona me maska dhe me motorr rreth ores 8:20 minuta te mengjesit. Grabitesit kane hasur ne rezistencen e saj dhe e jane perpjekur t’i marrin canten ku kishte te hollat me ane te dhunes fizike.

Duke mos arritur dot qellimin ne ikje e siper, njeri prej tyre ka goditur me pistolete ne kembe gruan duke e lene te plagosur. Gruaja eshte derguar ne spital, ndersa grabitesit qe nuk kane perfituar asgje nga kjo grabitje jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.  
 

Top Channel