Rama: Ja projekti yne per periferite

18/02/2009 15:50

Kryetari i opozites, Edi Rama, vijon turin e takimeve me vullnetaret dhe stacioni i radhes ishte ne Kamez.

Nga zona me problemet me te medha ne vend, ende te pazgjidhura, ate te informalitetit te ndertimeve, shefi i socialisteve drejtoi gishtin e pergjegjesise ndaj kryeministrit Berisha, per procesin e legalizimeve qe Rama e rendit ne listen e premtimeve te pambajtura prej kryetarit te maxhorances.

“18 vjet me pare ia lane fatin e tyre ne dore Berishes, i cili edhe pas riardhjes ne pushtet, ua theu besimin njerezve. Procesi jetik i legalizimeve u be ne menyre antikushtetuese, ndersa pushteti vendor u la jashte”, u shpreh Rama.

Ne fushaten e tij paraelektorale, kryetari i opozites, i cili po leshon premtime konkrete gjate turit te tij me vullnetaret tha se me fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit te gjithe banoret e zonave perreth qyteteve te medha do te marrin nje tapi me vlere per pasurite e tyre te paluajtshme.

“Me fitoren e 28 qershorit, do te marre fund edhe pritja juaj, ndersa procesi i legalizimit do te zgjidhet”, u shpreh Rama.

Lideri i opozites tha se me fitoren e zgjedhjeve politike me 28 qershor te forcave progresiste me ne krye Partine Socialiste, do te filloje fundi i kaosit ne hapesirat informale ku Partia Socialiste do te investoje sic u shpreh zoti Rama fuqimisht si asnjehere me pare per kanalizime, rruge, ndricim,per cerdhe kopshte dhe shkolla dhe do t’i integroje keto hapesira ne kryeqytet dhe ne qytetet e tjera.

Ideja e Rames mbetet te njehsoje ate qe ai e quan dy Shqiperite, pasi sipas tij nuk mund te kete nje Shqiperi europiane ne Tirane dhe nje mesjetare ne Bathore apo perreth qyteteve te tjera.

Top Channel