Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

18/02/2009 10:50

Reshjet te medha bore kane krijuar probleme ne disa zona te vendit. Prej oreve te para te mengjesit ne qytetin e Gjirokastres ka reshje te medha bore.

Raportohet qe rruget nacionale jane te hapura por ne qytet dhe ne zonat larta vazhdon te kete reshje te dendura. Trashesia e debores ne disa vende ka shkuar deri ne 60 centimetra ndersa ne nje segment prej 3 kilometra ne qafen e Muzines, rruga eshte bere e pakalueshme.

Në komunën e Zagorisë ne Gjirokastër dhe Frashër ne Përmet është bllokuar gjithashtu qarkullimi i mjeteve. Rruga eshte bllokuar edhe ne qafen e Llogarase ne Vlore duke nxjerre jashte funksionit rrugen Vlore-Sarande.

Mengjesin e sotem eshte raportuar bllokim i aksit Tirane-Elbasan ne Qafen e Krrabes per shkak te reshjeve te bores.

Policia keshillon qe mjetet te levizin me zinxhire nderkohe po punohet per hapjen e plote te kalimit. Reshjet e bores kane nisur edhe ne Kukes ndersa ne aksin rrugor Kukes-Tirane, ne Qafen e Malit shtresa e bores ka nisur te behet problematike per mjetet ne levizje.

Sinoptikanet parashikojne qe moti me reshje bore dhe shiu te vazhdoje gjate gjithe dites se sotme dhe te shoqerohet me ulje te vazhdueshme te temperaturave.
 

Top Channel