Interpoli ekstradon ne Shqiperi, tre te denuar

18/02/2009 13:30

Tre persona te kerkuar nga drejtesia shqiptare jane ekstraduar nga Kanadaja dhe Italia.

Sipas nje njoftimi te Policise se Shtetit, Leonard Mehmeti, u ekstradua nga Kanadaja, pasi ishte denuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor per vjedhje me arme ne bashkepunim.

Ndersa nje shtetas tjeter, 35-vjecari Edmont Etemaj, u ekstradua nga Italia, pasi ishte denuar me 9 vjet burg per vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese.

Po nga Italia u ekstradua edhe 30-vjecari, Perparim Sina, i cili do te vuaje 6 vjet heqje lirie, pasi u shpall fajtor per vjedhje me dhune.

Top Channel