Kushtetuesja pezullon “Dosjet”

16/02/2009 12:05

Gjykata Kushtetuese pezulloi pak minuta me pare zbatimin e Ligjit per Lustracionin deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar ne lidhje me kete ceshtje.

Gjykata Kushtetuese e mori kete vendim ne mbledhjen e paradites se sotme ku eshte shqyrtuar kerkesa ankesa e paraqitur nga Partia Socialiste ne lidhje me Ligjin e Lustracionit.

Ligji qe u miratua me votat e shumices u sulmua mjaft ashper jo vetem nga opozita por edhe nga faktori nderkombetar. Duke nisur qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Europian dhe shume ambasadore te tjere e kane cilesuar ligjin ne kundershtim me Kushtetuten.

Ata kerkuan ndryshimin e ligjit dhe premtuan asistence per hartimin e nje ligji te ri.

Top Channel