Oketa viziton bazen ushtarake te Bunavies

14/02/2009 14:20

Baza ushtarake e Bunavies ne Vlore, e shumeperfolur kohet e fundit si qender rekrutimi me force e shume te rinjve, u vizitua nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneral brigade Maksim Velaj.

Nje aksion marredheniesh publike, ne nje perjekje per te ndryshuar imazhin e kesaj qendre, ku vec rekruteve mobilizohen edhe ushtaret profesioniste.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Mbrojtjes, ministri Oketa vleresoi faktin se ne ndryshim nga vitet e tjera kete vit rekrutimi i ushtareve te sherbimit te detyrueshem u shoqerua me nje kujdes te vecante shendetesor, pasi per here te pare ata u ekzaminuan nga mbi 10 mjeke kardiologe, neurologe, dermatologe, ortopede dhe reumatologe nga Spitali Ushtarak. Me pas, ministri dhe Shefi i Shtabit ndoqen nga afer nje seance stervitore.

Top Channel