Berisha sulmon Ramen nga Berati

14/02/2009 17:50

Ne kuader te turit “Shqiperia po ndryshon”, kryeministri Berisha peruroi nje rruge ne komunen Poshnje te Beratit, fillimin e punimeve ne rrugen hyrese te qytetit te Beratit si edhe nje ure, qe e cilesoi si, “ura simbol i pare i korridorit te jugut”.

Gjate ketyre perurimeve, kryeministri sulmoi kryetarin e opozites, Edi Rama, qe eshte njekohosisht kryetar i Bashkise se Tiranes, pikerisht ne lemin e investimeve publike. “Kjo eshte rruge e vogel, por do ta kishin zili edhe ne Tirane ku ka me qindra km rrugica me gropa sikur je ne Mesjete dhe jo ne kryeqytetin e vendit”, theksoi shefi i qeverise.

Ne Berat, ne perurimin e ures ne hyrje te qytetit, kryeministri foli per projektet qe do te kete qeveria e tij ne rast te nje mandati te dyte. Projekti me madhor sipas kryeministrit, do te jete boshti i jugut. Ky, sipas shefit te qeverise eshte nje ndryshim konkret, i shoqeruar me perurime ujesjellsash, urash dhe shkollash te reja.

Paralelisht, ndryshimi i premtuar nga socialistet eshte sipas kryeministrit, thjesht ndryshim me trillime dhe mashtrime. “Aq sa mund t`i rezistoje bryma diellit, aq mund t`i rezistoje ndryshimit te vertete, ndryshimi i mashtrimit dhe kete e zgjodhi vete, pra e beri vete zgjedhjen fatale. Do te kete fatin e brymes para rrezeve te diellit dhe pastaj do te dale ashtu si del ai “, vijoi Berisha. Kryeministri nuk harroi edhe te beje nje urim te posacem per diten e Shen Valentinit: “Uroj kete vit dashuri per ju dhe per mbare shqiptaret”.  

Top Channel