Recesioni boteror, LSI: Nuk jemi imune

13/02/2009 17:00

Levizja Socialiste per integrim ka dhene alarmin per krizen ekonomike qe ka pushtuar vendin dhe mungesen e nje plani te qeverise per t’i bere balle asaj. (UPDATE)

“Kriza akonomike eshte ulur kembekryq ne Shqiperi.Leku po zhvleftesohet ne menyre te vazhdueshme dhe te pandalshme, bizneset ne menyre masive po mbyllin aktivitetin e tyre, me qindra qytetare po humbasin vendet e punes, kreditimi po bije dita dites dhe ekonomia po tkurret nga nje rritje ekonomike dyshifrore e rreme qe trumbeton Berisha, ne  me pak se 3 perqind qe paralajmeron FMN”, u shpreh sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili.

Zyrtari i kesaj force politike theksoi se qeveria shqiptare eshte e vetmja ne rajon dhe ne bote qe nuk ka bere ende publik nje plan antikrize.

Sipas tij dyshja Berisha-Bode jane te pashqetesuar per krizen ashtu sic bene ne vitin 1996 me firmat piramidale. Sipas Vasilit qeveria duhet ta kete tashme nje plan dhe afatet.

“Ky plan antikrize do te hyje ne veprim, perpara se te jemi teper vone dhe kriza te jete thellesisht e pamenaxhueshme”, u shpreh Vasili.

Top Channel