“Bota islame nuk e njeh Kosoven per shkak te Bosnjes. Ngurimi per te njohur pavaresine e Kosoves ka te beje me Bosnjen e Hercegovinen dhe friken nga ndarja e saj”.

Keshtu ka deklaruar ne nje interviste per Radio Kosoven ish-ndermjetesi ne negociatat per statusin, diplomati gjerman Wolfgang Ishinger. Ai shtoi se nuk duhet te shqetesohemi per zerat qe vijne per ndarjen e Kosoves.

Diplomati gjerman, cili keto dite ka drejtuar edhe Konferencen e Sigurise se Munihut, ku u perfaqesua edhe Kosova, ka thene se bisedime midis Beogradit dhe Prishtines duhet te kete vetem per ceshtje praktike, ne interes te njerezve dhe jo per statusin.

Top Channel