“Dosjet”, BE mbron Kushtetuesen

13/02/2009 17:35

Ne nje rast te paprecedent, Bashkimi Europian ka shprehur edhe nje here me ane te nje deklarate zyrtare qendrimin e tij lidhur me ligjin e lustrimit, duke kerkuar ndryshimin e tij dhe duke qortuar mungesen e nje konsultimi te gjere e konsensusi perpara miratimit ne Kuvend.

“Bashkimi Europian kujton, sic eshte nenvizuar gjate perpjekjes se fundit me qeverine e Shqiperise, se ligji i ri i lustracionit shton shqetesimet ne lidhje me disa aspekte, te procedures dhe permbajtjes. Konsultimi i gjere dhe konsensusi duhet te ishin te pershtatshme perpara kalimit te ligjit. Megjithate, Bashkimi Europian inkurajon qeverine e Shqiperise te rishqyrtoje degezimin politik dhe ligjor te ligjit te lustracionit”, thuhet ne deklarate.

Ndersa kane qene te perseritura deklaratat e perfaqesuesve te mazhorances lidhur me procesin e shqyrtimit te ketij ligji ne Gjykaten Kushtetuese, Brukseli ka dale ne mbrojtje te kesaj gjykate dhe i kerkon qeverise shqiptare qe te nderprese aksionet per kondicionimin e saj, duke i rrezuar ato.

“Qeveria qe te ruaje, edhe ne procesin e lustracionit, pavaresine e institucioneve kushtetuese, vecanerisht Gjykaten Kushtetuese dhe ate te gjykatesve dhe prokuroreve. BE nga ana tjeter rekomandon se ligji duhet te perputhet me kerkesat kushtetuese dhe standartet nderkombetare. Ne kete kontekst, BE gjykon se Gjykata Kushtetuese duhet te jete ne gjendje te vendose mbi kushtetueshmerine e ligjit perpara zbatimit te tij. BE nenvizon gjithashtu rendesine per te garantuar nje dialog politik gjitheperfshires”, thuhet me tej ne deklarate.

Deklarata perserit qendrimin per asistence nga institucionet nderkombetare si Keshilli i Europes, OSBE dhe ekspertet e BE-se jane te gatshem per t’u garantuar keshillim dhe ndihme autoriteteve shqiptare ne gjetjen e menyrave per te arritur objektivat legjitime per te perballuar te shkuaren ne perputhje te plote me standartet e nevojshme.

Duke iu kthyer konkluzioneve te Keshillit, te miratuara me 8 dhjetor te vitit 2008, BE nenvizon rendesine e shtetit te se drejtes dhe pavaresise se sistemit gjyqesor si pjese e kriterit te anetaresimit ne BE.

Top Channel