Berisha: Pastertia e zgjedhjeve, prioritet absolut

12/02/2009 19:35

Kryeministri Berisha u ka kerkuar prefekteve te monitorojne mbarevajtjen e procesit te pergatitjes se zgjedhjeve.

Gjate nje takimi qe pati me ta, Berisha u shpreh se qeveria nuk do te nderhyje ne votime, pasi standarti qe zgjedhjet do te vendosin eshte shume me i rendesishem se rezultati i tyre.

“Jua them ketu se per kete qeveri rendesi absolute ka pastertia e zgjedhjeve. Rezultati vjen pas. Ne shkojme ne zgjedhje si anetar i NATO-s. Imagjinoni sa i rendesishem eshte nje proces i tille. Nuk mund te kete asnje pengese ne zhvillimin normal te ketij procesi. Te mbikeqyret procesi”, ka deklaruar Berisha.

Megjithate, edhe pse i nxorri rezultatet ne plan te dyte, kryeministri nuk ka lene pa shprehur bindjen e tij se mazhoranca aktuale do te fitoje zgjedhjet e 2009-es.

“Nese qytetaret do t’i plotesojne kesaj mazhorance mandatin e dyte, dhe keshtu do te ndodhe, pasi qytetaret do te zgjedhin veprat ne vend te fjaleve”, ka shtuar Berisha.

Top Channel