SHBA, Kongresi aprovon planin stimulues

11/02/2009 19:15

Kongresi i Shteteve te Bashkuara ka arritur nje marreveshje mbi nje nga versionet perfundimtare te planit stimulues te ekonomise, qe parashikon nje nderhyrje prej 789 miliarde dollare.

Teksti i ri eshte nje unifikim i dy versioneve te votuara ne menyre te vecante nga Senati dhe Dhoma e perfaqesuesve dhe duhet te kaloje nje votim tjeter nga dy deget e Kepitol Hill.

Pak me heret presidenti Barack Obama i beri serish thirrje Kongresit qe te aprovoje sa me pare planin e rimekembjes se ekonomise.

“Ne Amerike kemi shume programe per te plotesuar dhe shume nevoja qe presin te realizohen. Nuk ka asnje minute per te humbur”, deklaroi Obama.

Top Channel