“Gerdeci”, te pandehur edhe tre ish-zyrtare te tjere

11/02/2009 16:35

U komunikohet akuza e shperdorimit te detyres edhe tre ish-zyrtareve te tjere te Ministrise se Mbrojtjes, ne lidhje me ceshtjen e Gerdecit.

Ndue Marku, Armand Tartari dhe Agim Lala,  merren si te pandehur nga Prokuroria e Pergjithshme per te njejten akuze qe rendon edhe mbi ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Lala ka qene ish-zevendeskomandant i Shtabit te Pergjithshem, ndersa Tartari dhe Marku, zyrtare te larte ne Ministri.

Me heret ne mengjes ne Prokurorine e Pergjithshme ishin per t’u njohur me akuzen e shperdorimit te detyres edhe ish- ushtarake te larte te Forcave te Armatosura, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneral. lejtnant. Luan Hoxha, ish-komandanti i Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu, ish-komandanti i Forcave Mbeshtetese, Zija Bahja, avokati i ish-komandantit te Logjistikes, Dashnor Caushi, te gjithe keta te shkarkuar nga detyra menjehere pas tragjedise se Gerdecit.
 
Por vec ish-krereve te ushtrise, ishin ne prokurori edhe ish-zyrtare tre tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes, si ish- sekretari i pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, Ardian Mullai qe ashtu si edhe te tjeret u njoh me aktet dhe akuzen.

Top Channel