Kroacia e Shqiperia, projektet te perbashketa

10/02/2009 16:50

Kroacia dhe Shqiperia kane rikonfirmuar perpjekjet e perbashketa per anetaresimin e plote te dy vendeve ne NATO.

Angazhimi eshte marre nga kryeministri kroat Ivo Sanader dhe kryeministri Berisha, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Zagreb. Gjate nje konference te perbashket per shtyp, te dy kryeministrat u shprehen se anetaresimi ne NATO nuk eshte me nje ceshtje e optimizmit, por nje realitet, qe pritet te konkretizohet ne muajin prill.

Por anetaresimi ne NATO nuk eshte i vetmi projekt i perbashket i dy vendeve. Ne bisedimet e tyre kryeministri Sanader dhe kryeministri Berisha kane rene dakort te punojne se bashku edhe per dy projekte te medha energjitike.

I pari ka te beje me shtrirjen e gazsjellesit Trans-Adriatik ne te gjithe rajonin nepermjet Malit te Zi. Kryeministri Berisha eshte shprehur ne konferencen e shtypit, se per kete projekt kishte shprehur interes edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, duke qene se ky eshte projekti me eficient nga ana ekonomike dhe me i shkurtri nga projektet e gazsjellesve nga deti Kaspik ne Europen Perendimore.

Projekti i dyte per te cilin dy kryeministrat kane rene dakort te diskutojne per gjetjen e mundesive te bashkepunimit eshte ai i  energjise berthamore. Ideja eshte qe bashke me vende te tjera te rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja, te punohet per ndertimin e nje centrali rajonal nuklear.

Gjate vizites ne Kroaci kryeministri Berisha eshte takuar edhe me presidentin Stipe Mesic dhe kryetarin e parlamentit, Luka Bebic, me te cilet eshte diskutuar per ceshtjet e perbashketa te integrimit europian te Ballkanit Perendimor dhe rolin qe kane luajtur parlamentet e dy vendeve ne pershpejtimin e ratifikimit te protokollit te anetaresimit ne NATO.

Top Channel