Kriza, qeveria e pashqetesuar

10/02/2009 15:10

Ministri Financave, Ridvan Bode, i eshte pergjigjur deklaratave te ish-shefit te misionit te Fondit Monetar Nderkombetar per Shqiperine, Gerwin Bell, sipas te cilit ekonomia shqiptare ne vitin 2009 mund te tkurret edhe nen 3 per qind.

“Te mos bejme Kasandren per ekonomine shqiptare. Renia e mundshme e eksporteve po kompensohet me eksportet e energjise. Kerkesen do e mbajme te larte permes vellimit te madh te investimeve publike dhe rritjes se pagave”, u shpreh Bode.

Nen presionin e FMN-se, qeveria u zotua qe ta ulte deficitin buxhetor ne 4 per qind, si nje mesazh sigurie per investitoret e huaj. Por nese do te vertetohet skenari i FMN-se per nje rritje te ulet, deficiti mund te rezultoje me i larte dhe kjo sipas disa eksperteve mund te kerkoje zvogelim te shpenzimeve.

“Nuk eshte koha per te kursyer, por per te shpenzuar ne menyre efektive. Investimet publike nuk do te preken”, u shpreh Bode.

Kreu i Financave ka qene i pashqetesuar edhe per zhvleresimin e shpejte qe po i ndodh se fundmi monedhes vendase lekut, duke e quajtur ate si nje dukuri te perkohshme, e cila do te stabilizohet shume shpejt edhe permes nderhyrjes se qeverise  

“Edhe kursi i kembimit do te stabilizohet. Dobesimi i Lekut, vjen nga disbalancimi i kerkese-ofertes per euro ne tregun shqiptar”, tha Bode.

Edhe pse Bode nuk ka dashur te beje publike se cila do te jete masa permes te ciles qeveria synon te rrise besimin tek sistemi financiar vendas, Top Channel ka mesuar se se bashku por flitet per hartimin e nje projekligji per depozitat.

Top Channel