Plagosja e Nunit, Topi kritikon SHISH e policine

09/02/2009 12:25

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka reaguar per ngjarjen e nje nate me pare, ku anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni, mbeti i plagosur, si pasoje e nje atentati.

“Kjo eshte nje ngjarje shume e rende, ku eksponente kriminale, tentojne te godasin ashper drejtesine. Me shqetesues eshte fakti, qe strukturat e specializuara te shtetit, SHISH dhe policia kriminale nuk kane arritur ta parandalojne ngjarjen”, u shpreh kreu i vendit.

Duke terhequr vemendjen e strukturave te shtetit, se ata duhet te ndalojne incidente te tilla dhe jo te bejne bilancin, presidenti Topi kerkoi qe organet kompetente te gjejne autoret e aktit dhe t’i ndeshkojne ata per veprimin ekstrem.

Top Channel