LSI: Sondazhet, te manipuluara

09/02/2009 16:20

Nje dite para publikimit te sondazhit te “Zogby”, Levizja Socialiste per Integrim ka sulmuar ne parim sondazhet, duke i quajtur ato perpjekje te kota te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, qe sipas saj nuk do mund te frenojne ndryshimin qe kerkojne qytetaret me ane te rezultateve te cilesuara paraprakisht te manipuluara.

“Sondazhet e porositura nga Rama dhe Berisha, jo vetem qe nuk frenojne dot rrjedhjet e elektoratit te zhgenjyer, po njekohesisht nuk shpetojne dot nga ai ndeshkim i jashtezakonshem qe i pret”, u shpreh kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Kompania “Zogby”, e cila pritet t’i beje publike te marten ne mbremje direkt nga Washingtoni, rezultatet e sondazhit te pare per muajin janar ka bere sondazhe ne disa vende te botes nder te cilat ate ne Shtetet e Bashkuara.

Kjo kompania parashikoi fitoren e Barak Obames me vetem nje pike diference, si dhe eshte e njohur si nje nga firmat me me reputacion, per berjen e sondazheve, ne vende te veshtira, si Meksika, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Top Channel