Leku zhvleresohet ndaj Euros

09/02/2009 17:25

Leku po zhvleresohet me ritme te frikshme ndaj Euros, duke kapur edhe rekorde të reja, që nuk ishin shënuar prej shumë vitesh në tregun e brendshëm valutor.

Në agjensitë e këmbimit një euro është këmbyer sot me 127.5 lekë në blerje dhe 128.1 lekë në shitje duke u afruar kështu shume prane nivelit historik prej 130 lekë.

Krahasuar me javën e kaluar euro blihet tashmë plot  2 lekë më shumë, ndersa krahasuar me fillimin e vitit monedha europiane kushton plot 5.5 leke.

Që prej fillimit të vitit, leku është dobësuar vazhdimisht jo vetëm ndaj euros, por edhe monedhës tjetër më të rëndësishme në tregun ndërkombëtar, dollarit, i cili luhatet në nivelet 98 deri në 100 lekë.  

Top Channel