Dora Bakojanis, sot viziton Tiranen

09/02/2009 08:20

Ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojanis, do te vizitoje sot Tiranen.

Vizita e Bakojanis do te kryhet ne cilesine e perfaqesueses se OSBE-se, meqe kete vit, drejtimi i radhes eshte i shtetit grek. Ministrja e Jashtme greke do te takohet me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, ne oren 14:00 dhe me zyrtare te tjere te larte te shtetit.

Pjese e bisedimeve mes Bakojanis dhe zyrtareve te larte te shtetit shqiptar do te jete realizimi i zgjedhjeve ne Shqiperi pasi jemi vetem pese muaj para zgjedhjeve te pergjithshme.

Top Channel