Atentati ndaj Nunit, hetimet nga Krimet e Renda

09/02/2009 14:55

Anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni, eshte qelluar kater here me arme zjarri pistolete ne afersi te baneses se tij tek ish- parku i delegacioneve, ne Tirane rreth ores 11:30 minuta te mbremjes se te dieles.

UPDATE Gjykatesi 40-vjecar eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten, pas kater plageve, ne sup dhe ne kembe qe ka marre.

Atentatoret qe policia mendon se jane te pakten dy persona, arriten t’i shpetonin mbulimit te saj, per shkak edhe se informacioni per plagosjen e tij eshte dhene shume minuta me pas.

“U gjeten ne cilesine e proves kater gezhoja. Jane shoqeruar dhe jane pyetur nje numer i konsiderueshem qytetaresh rreth kesaj ceshtjeje”, u shpreh zedhenesi i policise.

Hetimet per kete ceshtje i jane ngarkuar Prokurorise se Krimeve te Renda, si edhe Drejtorise se Hetimit ne Policine e Shtetit.

Topi: Te parandalohen sulmet 

Gjyqtari i plagosur eshte vizituar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi, i cili ka kerkuar angazhimin e strukturave te shtetit per parandalimin e ngjarjeve te tilla.

“Organet specifike, si SHISH dhe policia kriminale, mund te bejne nje pune me te madhe paraprake per te mos bere bilancin pasi ndodhin ngjarjet. Mbrojtja e jetes se qytetareve eshte shume e rendesishme”, u shpreh Topi.

Berisha: Sulm ndaj drejtesise

Edhe kryeministri Sali Berisha denoi atentatin ndaj anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni, ndersa aktin e konsideron nje sulm kriminal ndaj drejtesise shqiptare.

“Autoritetet te ndermarrin te gjithe veprimet per te vene para ligjit, autoret e ketij akti kriminal”, mesohet te kete deklaruar kryeministri.

Ruci: Jeta ne Shqiperi, e pasigurt

Ne emer te opozites, Nuni eshte vizituar nga deputetet e PS-se, Gramoz Ruci e Fatmir Xhafa, te cilet kane bere nje apel per t’i denuar rastet e tilla, ndersa kane verejtur nje pasiguri per jeten ne Shqiperi.

“Ne momentin qe preket nje anetar i Gjykates se Larte, qytetari i thjeshte eshte shume here me i rrezikuar. Ne i bejme apel politikes, maxhorances dhe publikut qe te gjithe te vendosemi bashke dhe te denojme keto akte”, u shpreh Ruci.

Spahiu: Kercenim per drejtesine

Ne nje deklarate per shtyp kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli pasi ka vizituar gjyqtarin Nuni ka kerkuar, që Prokuroria e Përgjithshme të hetojë deri në fund. Reagime kane ardhur edhe nga institucionet e drejtesise. Gjykata e Larte pas nje mbledhjeje urgjente i eshte drejtuar ekzekutivit per nje mbrojtje te gjyqtareve dhe e kane cilesuar atetantin si nje sulm ndaj gjyqesorit dhe jo vetem ndaj zotit Nuni.

Ndersa numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se, mafia po sulmon drejtesine shqiptare, duke e konsideruar kete ngjarje te rende si nje kercenim te hapur per drejtesine.

Gjyqtari Nuni 40 vjecar ka patur nje karriere me pare si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, ku kreu kete funksion per pak muaj dhe me pas dha doreheqjen per te kaluar si anetar i Gjykates se Larte ne vitit 2008.

Top Channel