Atentati ndaj gjyqtarit, motivet te panjohura

09/02/2009 09:00

Policia nuk ka ende asnje piste mbi motivet e atentatit ndaj anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni dhe nje version te ngjarjes.

Hetimet po kryhen nga prokuroria e Tiranes dhe ajo e Krimeve te Renda, por deri tani nuk ka ndonje te dhene, qe atentati te kete ndodhur per shkak te detyres. Hetuesit nuk jane njohur ende me deshmine e vete gjyqtarit Nuni, qe mund te hedhe drite mbi kete ngjarje.

Anetari i Gjykates se Larte Ardian Nuni eshte qelluar dy here me arme zjarri pistolete ne afersi te baneses se tij tek ish-parku i Delegacioneve ne Tirane rreth ores 11 e 30 minuta te se dieles. Gjykatesi 40-vjecar eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten, pas dy plageve, njeres ne kembe dhe tjetres ne sup.

Atentatoret qe policia mendon se jane te pakten dy persona, arriten t’i shpetonin mbulimit te saj, per shkak edhe se informacioni per plagosjen e tij eshte dhene disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja. Policia ende nuk ka dhene nje variant zyrtar te sajin per ngjarjen. Ajo tha se gjate nates ngriti disa postblloqe, por shoqeroi vetem disa persona jo deshmitare okulare ne vendin e ngjarjes.

Hetimet per kete ceshtje i jane ngarkuar Prokurorise se Krimeve te Renda, per shkak edhe te vete detyres qe mban Nuni. Gjyqtari Nuni ka patur nje karriere me pare si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, ku kreu kete funksion per pak muaj dhe me pas dha dorehqjen per te kaluar si anetar i Gjykates se Larte ne vitit 2008.

Ne reagimin e tij pas ngjarjes, numri dy i Keshillit te Larte te drejtesise, Kreshnik Spahiu, deklaroi se mafia po sulmon drejtesine shqiptare, duke e konsideruar kete ngjarje te rende si nje kercenim te hapur per drejtesine.

Top Channel