Sondazhi “Zogby” ne Top Channel

08/02/2009 20:35

Dime se kur do te zhvillohen zgjedhjet, dime lojtaret kryesore qe do te marrin pjese ne keto zgjedhje, njohim ata qe do te administrojne procesin zgjedhor dhe ata qe do ta monitorojne. Por a mund te dime qe ne fillim, fituesin qe do te dale ne fund?

Sondazhet rreken t’i japin nje pergjigje kersherise sone. Shoqerues te zhvillimeve kryesore ne bote qe prej mesit te shekullit te XX, sondazhet jo vetem jane perhapur ne te gjitha demokracite, por edhe kane ndihmuar ne demokratizimin e shoqerive ne zhvillim.

Sondazhet formezojne opinionin publik dhe ndihmojne politikeberesit te pershtaten konform pritshmerise se publikut. Sot kompanite e sondazheve jane ne gjithe boten, por amerikanet mbeten ne krye te kesaj industrie sa te komplikuar shkencerisht, po aq edhe intriguese.

Kompanite kryesore amerikane jane “The Gallup Organization”, “Harris Poll”, “National Opinion Research Center”, “Nielsen Ratings”, “Pew Research Center” dhe “Zogby International”. Pikerisht kjo e fundit, e perfshire edhe ne sondazhet per zgjedhjet amerikane presidenciale te vitit te kaluar, ka fituar ne tre dekada prestigj si nje nga emrat me serioze ne bote, ne fushen e sondazheve politike dhe exit polls.

Per here te pare ne historine e mediave shqiptare, Top Channel sjell nje sondazh pikerisht te “Zogby”. Sondazhi do te publikohet cdo muaj, deri ne maj, para fillimit te fushates elektorale. Por cilat do te jene metodat qe do te perdoren nga sondazhi i Zogby-t ne Shqiperi? Sa te sakta mund te jene sondazhet, ne rastin kur ju pyesni nje numer kaq te kufizuar personash? “Viti 2008 ka qene nje vit shume i suksesshem per kompanine tone. Ne zgjedhjet presidenciale ne Amerike, ku votoi populli amerikan ne gjetem rezultatin e fitores se Obamas vetem me nje pike diference dhe ate te McCain vetem me 3 pike, po t’i shikoni te dy rezultatet, jane shume afer rezultatit final te zgjedhjeve. Ne nente shtete ku ne kemi bere sondazh kemi nxjerre rezultate shume me te ngushta se cdo kompani tjeter qe ka bere sondazh, sidomos ne tete vende nga nente qe kemi bere sondazh. Viti 2008 ishte nje vit shume i mire dhe shume rezultativ”, eshte shprehur presidenti i “Zogby International”, John Zogby. “Ne kemi bere sondazh per zgjedhjet ne Amerike qe nga viti 1996 dhe jemi shume krenare qe nga viti 1996, ne vitin 2000, ne vitin 2004 sondazhet tona nxorren rezultate shume te ngushta me rezultatet finale te zgjedhjeve ne Amerike ndryshe nga kompanite e tjera te sondazheve. Ne kemi nje histori shume te mire ne vende te ndryshme dhe te veshtira madje. Kemi bere sondazh ne Iran, ne Liban, ne Palestine dhe kemi marre rezultate te sakta ne maksimumin qe kemi punuar dhe ne do te sjellim te njejten korrektesi dhe ndershmeri ne sondazhet qe do te bejme dhe ne Shqiperi”, shtoi ai.

Pra Top Channel i bashkohet keshtu mediave te fuqishme si Reuters, BBC, Al Jazeera, C-SPAN, National Post, The Guardian, CBC dhe CTV qe kane bashkepunuar me Zogby-n ne vite te rendesishme elektorale. Tashme sondazhi Zogby-Top Channel, eshte nje realitet. Te marten 10 shkurt ne oren 20:45 vjen sondazhi i pare, sepse… ne jemi Top Channel dhe lajmi me pare kalon nga ne.

Top Channel