Rama: Te bashkuar per ndryshimin

07/02/2009 15:25

Partia Socialiste, cel turin parazgjedhor te takimeve ne qytete te ndryshme te vendit me rrjetin e vullnetareve, nje inisiative e nisur ne dhjetor te vitit te kaluar me te rinjte vullnetare te kryeqytetit.

Duke perdorur serish sloganin kryesor te tij ate te politikes se re, kryetari i PS, Edi Rama eshte ndalur ne qytetin e Vlores, duke iu kerkuar te rinjve te behen vullnetare dhe zedhenes te nevojes per ndryshim, pavaresisht nga bindjet politike.

Rama premtoi ate qe ai e quajti bashkim te Shqiperise me abetare dhe te asaj pa abetare, duke risjelle ne vemendje se qeveria e socialisteve do te jete qeveria e bashkimit te ri te qytetareve

“Pas 142 ditesh do te nise edhe fundi i jetes migjeniane per femijet tane. Kudo qe do te kete femije te cilet duhet te shkojne ne shkolle ne nje distance minimalisht prej 20 minutash do te jemi ne ata qe do te sigurojme transportin”, u shpreh Rama.

Vetem disa muaj para zgjedhjeve Kryetari i PS, Edi Rama leshoi nje tjeter mesazh politik kur tha se zgjedhjet e qershorit jane zgjedhje e cdo shqiptari qe nuk pajtohet me degradimin e qeverise se popullit ne nje oborr familjaresh dhe klientesh te pushtetit te nje njeriu te vetem, duke pasur keshtu parasysh, kryeministrin e vendit.

Top Channel