PS: Elemente kriminale me uniforma blu

07/02/2009 17:30

Opozita thote se Ministria e Brendshme nuk dha sqarime te kenaqshme per pretendimet e saj, per elemente kriminale te futur ne uniformat blu dhe per shenjat e krijimit, te asaj qe ajo me shqetesim e ka quajtur, ”krijimin e nje policie speciale elektorale”.

Sipas selise roze, keto jane emerime politike ne strukturat e policise. PS mbetet e pasqaruar edhe nga deklarata e ministrise, e cila nenvizoi se policia eshte e ndare nga vendimarrja politike. Ne nje deklarate per shtyp, deputeti socialist, Pirro Lutaj ka denoncuar emerimin e 3 personave ne krye te komisariateve te vendit.

Sipas Lutajt, Latif Kulla, shefi i komisariatit te policise ne Fier, Mehemet Rrapo, shef i komisariatit policise ne Kucove dhe Veri Kermaj, shef i komisariatit te policise se ne Delvine, jane militante te Partise Demokratike me precedente te penale.

PS rikonfirmoi se shqetesimi shkon pertej emerimeve politike per efekte elektorale ne Policine e Shtetit, por edhe per perkeqesimin e situates kriminale dhe trafiqeve.

Top Channel