Kosova kthen ne Shqiperi nente femije pa dokumente

07/02/2009 08:20

Nente femije jane deportuar nga Kosova ne Shqiperi per shkak se nuk kane pasur me vete dokumente identifikimi, edhe pse ne rastin konkret ata pretendohet te kane qene te shoqeruar nga prinderit.

Burime te policise se Kukesit bejne te ditur se pala e Shqiperise ne doganen e Morinit ka marre ne “dorezim” nje furgon me nente te mitur rome, te cilet nuk kane pasur me vete asnje dokument identifikimi.

Policia e Kosoves kishte shprehur shqetesimin lidhur me veprimtarine e pakontrolluar te ketyre te miturve, te cilet mund te merreshin edhe me veprimtari te dyshimte si shperndarje droge etj. Femijet rome, te pyetur ne doganen e Morinit kane thene se ne Kosove jane marre kryesisht me lypje, e kerkim lemoshe.

Ata shoqeroheshin nga dy persona, burre e grua te
moshes rreth 50 vjeç dhe qe pretendonin te ishin prinderit. Ata jane shpallur fajtore nga nje gjykate e Prishtines per vepren e lypjes dhe jane denuar me moslejim hyrjeje ne Kosove per nje periudhe njevjeçare.

Top Channel