Greqi, policia zbulon banden, 4 shqiptare ne pranga

07/02/2009 17:45

Ne nje aksion te zhvilluar nga Policia Greke jane arrestuar disa shqiptare qe benin pjese ne nje organizate shqiptaro-greke.

Ne pranga jane vene 4 shqiptare, 3 greke dhe nje femer, kombesia e se ciles nuk eshte bere e ditur ende. Sipas te dhenave te policise helene, te arrestuarve u eshte sekuestruar 162 kg kanabis i presuar dhe nje pistolete. Ata akuzohen gjithashtu edhe per trafik te qenieve njerezore, pasi tentuan te kalonin ne token greke 8 persona, te cileve u kishin marre nga 300 euro secili.

Per momentin, policia nuk ka publikuar asnje prej emrave te 8 te arrestuarve, ndersa mesohet se 4 te dyshuar te tjere per pjesemarrje ne bande, jane ne kerkim.

Top Channel