Zhvillohen zgjedhjet e para te KQZ-se

06/02/2009 15:25

Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te riformatuar, ne mbledhjen e tij te pare iu desh te perballej me te parin proces zgjedhor te mandatit te vet: zgjedhjen e nenkryetarit. (UPDATE)

Sipas ligjit, nenkryetar i KQZ-se zgjidhet nje nga dy anetaret e propozuar nga forca kryesore e opozites, ne rastin konkret Partia Socialiste. Ndaj, anetaret e KQZ- se votuan mes Deshira Subashit dhe Artan Lazajt.

KQZ kishte marre masat qe ky proces zgjedhor ne miniature te ishte konform standarteve: nje kuti transparente e mbyllur, nje notere per te certifikuar rezultatin, vezhguesit e partive dhe kamerat e televizioneve.

“Bashke me zotin Ristani shpresojme te organizojme zgjedhje te lira dhe te ndershme”, u shpreh nenkryetarja, Deshira Subashi.

Ndersa kryetari, Arben Ristani, deklaroi se vullneti politik eshte shume i rendesishem, ndaj kerkon qe i gjithe ky vullnet ta shoqeroje gjate gjithe procesit.

Mbledhja e pare ishte nje moment i mire edhe per t’u rigjetur me njeri-tjetrin. Me shume se gjysma e anetareve te Komisionit te ri qendror te zgjedhjeve, jane te emeruar rishtas ne kete detyre.

Top Channel