Fullani vlereson tregun e kembimit valutor

06/02/2009 14:35

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e zyrave të këmbimit valutor, ku u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në ekonominë shqiptare dhe çështjeve që lidhen me funksionimin më të mirë të tregut financiar.

Fullani e vlerësoi tregun e këmbimeve valutore si më të zhvilluarin në vend, duke theksuar se zyrat e këmbimit valutor kanë luajtur dhe luajnë një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin dhe ecurinë e tij.

Ai theksoi faktin se që prej vitit 2000, numri i subjekteve që kryejnë veprimtarinë e këmbimit valutor është 10 – fishuar dhe se Banka e Shqipërisë ka emetuar 227 licenca për zyra të këmbimit valutor, me një shtrirje territoriale gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, guvernatori evidentoi faktin se në ecurinë e kursit të këmbimit është reflektuar në mënyrë të vazhdueshme kërkesa dhe oferta, duke mënjanuar rrezikun e mospërputhjes së çmimit me kushtet makro-ekonomike në vend.

Top Channel