Diplomacia, Islami kerkon reforme te thelle

06/02/2009 19:45

PS preku sot nje tjeter aspekt te qeverisjes kur kerkoi nje nderhyrje te thelle dhe analize te plote te sherbimit te jashtem.

Ish-ministri i Jashtem socialist, Kastriot Islami veren mjaft defekte ne kete sherbim, duke nisur qe nga fakti se ne disa vende perendimore Shqiperia prej disa muajsh nuk perfaqesohet ne nivel ambasadoresh.

“Do te ishte e papranueshme qe 3 muaj para zgjedhjeve, ne mungese te nje programi te plote, kjo qeveri te bente emerime te pjesshme qe do te ishin te karakterit politik”, ka deklaruar Islami.

PS mendon se sherbimi diplomatik nuk ka nevoje ne keto momente per nderhyrje te pjesshme dhe se duhet nje reforme e thelle, per te cilen ajo premton se do te jape ndihmesen e saj.

“I kerkoj presidentit qe te kerkoje nje analize te thelle mbi sherbimin e jashtem, ku te evidentohen te gjitha shkeljet dhe te hartohet nje program qe e permireson kete gjendje”, ka shtuar Islami.

Top Channel