Berisha: Do shtojme trupat ne Afganistan

06/02/2009 20:20

Kryeministri Sali Berisha, nga Uashingtoni ka bere te ditur se Shqiperia do te kontribuoje serish ne misionin nderkombetar ne Afganistan duke rritur numrin e ushtareve te saj.

“Jemi te gatshem te shkojme deri ne 350 ushtare ne Afganistan”, ka deklaruar Berisha, i cili ka folur edhe per ceshtjen e burgut te Guantanamos, ku ka shprehur mbeshtetjen ndaj vendimit te presidentit Obama.

“Ne kemi qene per mbylljen e Guantanamos. Kontributi qe dhame ishte modest, por ne jemi te kenaqur qe e dhame dhe pershendesim vendimin e presidentit Obama per mbylljen e ketij burgu”, ka pohuar Berisha.

Komentet e tij kreu i qeverise shqiptare i beri pas takimit me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, takim qe ai vete e cilesoi si “te shkelqyer”.

Kryeministri ka bere te ditur se gjate ketij takimi e siguroi zonjen Clinton se ligji per dosjet nuk do te perdoret per gjueti shtrigash dhe se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jene te lira e te ndershme.

“Takimi ishte nje rast i shkelqyer per te garantuar sekretaren se zgjedhjet e ardhshme do te jene te lira e te ndershme. Shpreha gatishmerine qe te dergohen vezhgues. U trajtua edhe ligji i lustracionit. E sigurova zonjen Clinton se ky ligj nuk mund te perdoret per gjueti shtrigash, cdo gje do te behet sipas rregullave te shtetit ligjor”, ka nenvizuar Berisha, duke shtuar se nga ana e saj shefja e diplomacise amerikane vleresoi reformat qe po kryhen ne Shqiperi.

Top Channel