Sarande, makina del nga rruga, vdes 22 vjecari

05/02/2009 19:30

Nje incident rrugor me pasoje vdekjen eshte regjistruar rreth ores 14 te dites se sotme ne Qafen e Muzines, ku si pasoje e daljes se nje makine nga rruga kaa humbur jeten nje 22 vjecar.

Lajmin e bejne te ditur burime prane policise rrugore, sipas te cilave makina tip “Volvo” me targe “B 2868 B” po udhetonte ne drejtim te sarandes, por per shkak te ngarkeses me xhama ka humbur kontrollin duke dale nga rruga.

Per pasoje ka gjetur vdekjen 22 vjecari Fatjon Aliaj qe po udhetonte ne makina, nderkohe qe drejtuesi i saj, 50 vjecari Ilir Guri ka mbetur i plagosur lehte.

Sipas burimeve, aktualisht 50 vjecari ndodhet ne spitalin e Sarandes jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor qe po mundohet te hedhe drite mbi ate qe ndodhi.

Top Channel