Masakra e Qafe Gjashtes, kerkohet deshmia e ish-pengut

04/02/2009 16:15

Gjykata e Krimeve te Renda ka kerkuar per te deshmuar ish-policin, qe u mbaj peng dhe u keqtrajtua per disa dite me radhe, mbi ngjarjet e marsit 1997, ku nje koleg polic mbeti i vrare dhe me pas u dogj nga te pandehurit.

Per shkak se ish-polici nuk eshte kthyer me ne Shqiperi qe pas trazirave te 97, trupi gjykues po shqyrton mundesine ta marre deshmine e tij ne vendin, ku Eduart Aliaj eshte rezident.

Per ate qe njihet si Masakra e Qafe Gjashtes jane nen akuze 10 persona, Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa, Demon Sejko, Mikel Flamuri e Ristan Lapa.

Nderkohe gjate seances ka deshmuar ish-kryetari i Komitetit te Shpetimit te asaj kohe ne Sarande, Xhevdet Koci. Ai tha se nuk kishte qene deshmitar kur ndodhi masakra, por me pas ka shkuar ne vendngjarje dhe ka pare policin e djegur. Por ai shtoi gjithashtu se nuk mbante mend nese ndonjeri nga njerezit ne kafaz ishte ne turme ate dite.

Nderkaq ish-ushtaraku Koci i tha gjykates se ish-policin e keqtrajtuar, Eduart Aline e kishte marre nga duart e pengmarresve, kapo i bandes se Vlores, Zani Caushi duke i shpetuar keshtu edhe jeten.

Top Channel