Durres, brenda 2009, zbatimi i projektit te qendres

04/02/2009 12:35

Projekti qe parashikon shnderrimin e sheshit “Iliria” ne Durres pritet te perfundoje se shpejti dhe bashkia e qytetit do te financoje zbatimin e tij.

Kryebashkiaku i Qytetit, Vangjush Dako tregon se zbatimi i projektit do te perfundoje ne fund te ketij viti.

Nje studio italiane fitoi te drejten e realizimit te projektit ne nje konkurs nderkombetar pak dite me pare. Projektideja e paraqitur nga kjo studio parashikon ndryshime te konsiderueshme ne kete shesh, duke nisur gjelberimin në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e automjeteve, në pjesën perëndimore një shëtitore ne raport me sheshin e xhamisë duke e ngritur nivelin e ketij sheshi.

Ndërkaq në pjesën midis Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës ky projekt parashikon një park. Gjithashtu ky projekt krijon edhe lehtësira për trafikun pasi e kufizon atë pjesërisht në pjesën përpara xhamisë dhe e lehtëson atë në një rrugë të re përballë xhamisë dhe prefekturës.

Top Channel