Buxheti i Tiranes, reagojne LSI dhe G99

04/02/2009 18:25

Subjekte te ndryshme politike kane reaguar sot ndaj votimit te buxhetit te Tiranes dje ne keshillin bashkiak.

Levizja Socialiste per Integrim e ka quajtur si “arrogant” veprimin e kryebashkiakut Rama qe s’la vend per diskutim.

“Dje keshilltaret u ballafaquan me nje kryetar arrogant qe nuk le asnje vend per diskutim. Ai tentoi te kalonte nje buxhet korruptim alla Arturo Ui”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili.

Ndersa lideri i G99, Erjon Veliaj ka kritikuar ata keshilltare qe sipas tij, ne baze te urdherave te Berishes dhe Metes votuan kunder.

“Dje ne keshillin bashkiak u dallua koalicioni qe nderton dhe ai qe shkaterron. Une nuk e di kush jane Meta dhe Berisha por iu them atyre mireseerdhet ne Tirane. Eshte koha te zbresesh nga furgoni”, eshte shprehur Veliaj.

Top Channel