Buxheti i Tiranes. LSI: Vota kunder

03/02/2009 15:25

Keshilli Bashkiak mblidhet sot per te treten here per te votuar buxhetin e vitit 2009. Mbledhja eshte paraprire nga nje tension i larte politik mes partive qe perfaqesohen ne kete Keshill.

Pak ore perpara seances, keshilltaret e LSI-se kane kerkuar nga kreu i bashkise detajim te projektbuxhetit. Zonja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur sheshin “Skenderbej” per te dhene qendrimin per buxhetin dhe per t’ju kunderpergjigjur akuzave te bashkise.

“Ky oborr prej 10 vitesh nuk eshte rikonstruktuar asnjehere nga fillimi deri ne fund. I kerkojme bashkise te marre parasysh kerkesat e keshilltareve, pasi parate e qytetareve te Tiranes, nuk mund te shperdorohen”, u shpreh Kryemadhi.

Nga ana e saj, levizja Mjaft ka kerkuar qe anetaret e Keshillit Bashkiak te miratojne buxhetin, i cili eshte ne sherbim te qytetareve dhe jo te politikaneve.

Ne mbledhjen e mbasdites, Keshilli Bashkiak do te diskutoje ne parim buxhetin qe nuk eshte votuar dy here nga anetaret e keshillit bashkiak te LSI-se dhe PD-se.

Top Channel