Topalli pret ne Tirane, homologun suedez

02/02/2009 18:40

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka pritur sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Per Uesterberg dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron.

Kjo është vizita e parë e një Kryetari të parlamentit të Suedisë, cka mendohet se do të hapë një etapë të re në marrëdhëniet mes parlamenteve të të dy vendeve. Kryetari Uesterberg tha se në Suedi të gjitha partitë politike mbështesin politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe kjo do të reflektohet, sipas tij, gjatë presidencës suedeze të BE-së në 6 mujorin e ardhshëm.

Kryeparlamentari suedez u prit pasdite edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohesisht kryetar i partisë më të madhe opozitare, Edi Rama.

Top Channel