Tirane, kreu i bashkise te Pediatria

02/02/2009 16:45

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka vizituar pacientet e vegjel ne pavionin e onkohematologjise ne Spitalin Pediatrik.

Nje grup te rinjsh nga Rrjeti Rinor i Bashkise do t’i argetojne sadopak nje dite ne jave duke ofruar per ta lojerat  e munguara per shkak te qendrimit ne spital .

“Ashtu sic eshte praktike ne te gjitha spitalet dinjitoze te botes edhe ne kete spital te Tiranes, ku kushtet jane tmerresisht te veshtira dhe prinderit perpiqen te kalojne cdo veshtiresi, ne deshirojme t’ua lehtesojme sadopak perpjekjet”, u shpreh Rama.

Pasi eshte takuar me disa paciente te vegjel, kryebashkiakun e kane ndalur edhe shume familjare duke i shprehur hallet qe ata kane, duke nisur qe tek cmimi i larte i ilaceve qe duhet te blejne.  

Grupi i te Rinjve te Rrjetit kane vizituar te gjitha pavionet e pediatrise duke i kthyer sadopak gezimin sy femijeve qe vuajne semundje te ndryshme ne kete spital.

Top Channel