NATO, Majko: Diplomacia, alarm per protokollin

02/02/2009 21:25

Ish-ministri socialist i Mbrojtjes, Pandeli Majko e sheh shtyrjen e votimit te protokollit te anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, nga Parlamenti i Sllovenise si kthim te politikes se Ballkanit ne sherrnajat e vjetra.

Por nga ana tjeter, ai mendon se diplomacia dhe politika shqiptare ne teresi, pa e ndare ate ne qeveritare dhe opozitare, duhet te ngreje alarmin.

“Mendoj se kjo histori duhet te beje diplomacine tone te ngreje alarmin dhe mendoj se jemi ende ne kohe, pasi nuk eshte mbyllur ende votimi nga disa vende. Kjo do te thtote se kemi kohe te veprojme. Nese deshtojme ne kete proces ne Ballkan do te filloje nje krize e pafund”, pohon Majko.

Per Majkon, integrimi i Shqiperise ne NATO do te thote me shume siguri per faktorin shqiptar ne Ballkan. “Me shqeteson fakti pse nuk kalohet ratifikimi i protokollit te NATO-s. Kjo ka rendesi pasi Shqiperia hyn ne organizaten e sigurse dhe kjo do te thote me shume stabilitet per rajonin”, shton Majko.

Top Channel