Rama: Berisha nuk mbajti premtimet per bujqesine

31/01/2009 14:20

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, akuzoi qeverine e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, se nuk ka mbajtur asnje premtim per fshatin dhe bujqesine.

Duke folur ne Konferencen e Partise Socialiste per Bujqesine, te organizuar ne qytetin e Lushnjes, Rama deklaroi se 70 perqind e fondeve per bujqesine kane shkuar per administraten shteterore.

“Partia Socialiste mund ta ndryshoje Shqiperine duke nisur nga fshati”, u shpreh Rama, duke shtuar se forca politike e drejtuar prej tij ka pergjegjesi historike per te ndryshuar jeten ne zonat rurale te vendit.

Top Channel