PS: Meta riktheu 2005

31/01/2009 15:50

Partia Socialiste i rikthehet gjykimit te saj te vitit 2005, jo per menyren e e qeverisjes por per menyren e sjelljes se ish-aleatit te saj Ilir Meta.

Selia roze shprehet se Meta nuk ka asnje te drejte te sillet me interesat e njerezve njesoj si 4 vjet me pare.

PS e argumenton kete duke sjelle permes reagimit te saj dy tablo te ndryshme ate te Keshillit Bashkiak  te Lushnjes, ku keshilltaret socialiste votuan  buxhetin e qytetareve dhe tablone e Pallatin te Kongreseve, ku sipas zedheneses se kryesise se PS-se, kryetari i LSI-se fyen dhe shpif per bashkine e Tiranes dhe kryetarin e saj.

“Me voten pro buxhetit te Lushnjes ne respektuar kontraten e zgjedhjeve te shkurtit. Ndersa Meta dhe Kryemadhi, vune interesat e oborrit te vogel dhe deformuan realitetin e shifrave te buxhetit dhe punet e bera nga bashkia e Tiranes me nje agresivitet qe do ta kishte zili edhe Berisha me Olldashin”, u shpreh zedhenesja, Mimi Kodheli.

PS i ben thirrje aleateve te saj te zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007, te mos shkelin kontraten me qytetaret duke krijuar me Partine Demokratike nje shumice qe bie ndesh me vullnetin e zgjedhesve.

“Kur mbeten edhe 148 dite nga largimi i Berishes nga pushteti, Meta nuk ka te drejte te sillet me interesat e njerezve dhe te vendit, njesoj si ne vitin 2005”, u shpreh Kodheli.

Top Channel