Parkinsoni, 4 % e shqiptareve te prekur

31/01/2009 16:45

4 perqind e shqiptareve vuajne semundjen e parkinsonit, e cila prek sistemin nervor cka mund ta beje invalid pacientin.

Shqiperia ka prevalencen me te larte ne Europe per moshat nga 60 deri ne 69 vjec. Sipas mjekes neurologe Mira Rakacolli kjo semundje shfaq dridhje te pacientit dhe ngadalesim te levizjeve te tij .

“Vertet nuk dihet shkaku, ai qe ndryshon biokimine e sistemit nervor. Ne trup nuk prodhohet nje substance e duhur. Shenjat e semundjes jane nga me te ndryshmet, duke nisur qe nga dridhjet dhe deri te pamundesia per t’i sherbyer vetvetes”, u shpreh Rakacolli.

Mjeket thone se ende nuk dihet, se nga se shkaktohet kjo semundje. Ata theksojne se eshte e lidhur me faktore gjenetike, por ne shume raste nga faktore te jashtem si stresi dhe perdorimi pa kriter i pesticideve ne produktet me te cilat ushqehemi.

Semundja prek edhe moshat e reja dhe progreson shume shpejt duke i shkeputur ata nga karriera apo gjithcka tjeter. Kjo semundje trajtohet por duke mjekuar vetem shenjat e saj.

Shoqata shqiptare e neurologjise dhe ajo e ORL-se ne bashkepunim me mjeke neurologe italiane dhe kroate kane shkembyer eksperiencat per prezantimin e alternativave te reja te mjekimit.

Top Channel